Homazhet për kryepeshkopin Anastas, në ceremoninë mortore priten të vijnë figura të larta të klerit në botë

Homazhet për kryepeshkopin Anastas, në ceremoninë mortore priten të vijnë figura të larta të klerit në botë

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë kanë vazhduar edhe sot homazhet për kryepeshkopin Anastas Janullatos, që ndërroi jetë të shtunën në Athinë. Edhe natën kisha ka qëndruar hapur për homazhe, ku qindra besimtarë ortodoks i japin lamtumirën e fundit kryepeshkopit Anastas.

Ceremonia mortore do të mbahet nesër (e enjte) në orën 11:00, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore.


Klerikët do të mbajnë meshë përshpirtjeje me turne e pa ndërprerje deri nesër, kur trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në një ambient të posaçëm brenda Kishës, një amanet i lënë prej tij.

Arkëmoti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastas mbërriti një ditë më parë në Tiranë, përmes pikës kufitare të Kakavijës ku ishte organizuar një ceremoni nderimi nga autoritetet greke. Kisha ortodokse është sot në ditën e pestë të zisë kishtare, raportojnë mediat në Shqipëri.

Në ceremoninë mortore të 30 janarit, priten në kryeqytetin shqiptar të vijnë figurat më të larta të klerit në botë, dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.

Lexo edhe

Video