Në 10 ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të mbajmë zgjedhje apo do të formojmë një qeveri të re, ka thënë se Aleksandar Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.
“Procedura është si më poshtë: konfirmohet dorëheqja në Kuvend. Pasi konfirmohet, fillon afati 30 ditor deri në zgjedhjen e Qeverisë. Nëse nuk zgjidhet, shpallen zgjedhjet. Presidenti i Republikës është i detyruar të fillojë procedurën për zgjedhjen e Qeverisë së re, nuk do t’i shmang konsultimet, edhe pse e di që do të marr vetëm ofendime. Le të diskutojmë nëse do të formojmë një qeveri apo do të shkojmë në zgjedhje të reja. Vuçeviq tashmë ka nisur bisedimet me Daçiqin, ai tha se nuk është për zgjedhje. Ne do të vazhdojmë bisedimet me të tjerët,” tha Vuçiq, shkruan N1.
Kujtojmë se Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Serbisë. Siç ka shpjeguar ai, ai jep dorëheqje sepse mendon se është objektivisht përgjegjës për sulmin ndaj studentëve që ndodhi mbrëmë në Novi Sad.
“Këtë mëngjes kemi marrë informacione për sulmin në Novi Sad, dua të them se çfarë ka ndodhur saktësisht”. Sulmet në ambientet e partisë kanë vazhduar prej javësh, dhe mbrëmjen e kaluar, diku nga ora 3 deri në 4, pothuajse gjithmonë të njëjtët njerëz nga i njëjti grup anarkist, filluan të sulmojnë, djemtë dolën, i shtynë dhe i larguan. Dhe kjo ishte në rregull. Nuk është asgjë n[ rregull të shkatërrosh pronën e njerëzve të tjerë. Më pas ndodhi diçka skandaloze që ne nuk e kuptojmë, se ata djem filluan që ata që vendosnin shabllone ti ndjekin nëpër rrugët e Novi Sadit dhe përfunduan duke i shkaktuar plagosur vajzën. Ajo është mirë, shpresoj të jetë mirë”, ka thënë Vuçiq.
“Ata djem që e bënë këtë i bënë dëm të madh vendit, partisë, secilit prej nesh. Ne thamë se jemi gjithmonë të gatshëm të bisedojmë. Rrjedhimisht, dhe vetëm për shkak të kësaj, ne punuam së bashku mbrëmë deri vonë dhe ishim të kënaqur me rezultatet dhe faktin se gjithçka po shkonte mirë, së bashku me shumë gjëra të tjera që po shkonin mirë për ne, dhe më pas ndodhi kjo. Milloshi kërkoi një bisedë dhe më tha që ai dhe kryetari i Novi Sadit duhet të jepnin dorëheqje. E kam pasur dyfish të vështirë ta pranoj, Milloshi e ka bërë mirë punën e tij, ka qenë gjithmonë besnik ndaj atdheut, ka luftuar për popullin e tij, por mendoj se duhet të vendosim parimin e përgjegjësisë. Në këtë vend kryeministrit u vra, por ministri i policisë nuk dha dorëheqjen, në Kosovë ndodhi përndjekje, askush nuk dha dorëheqje, u shpall Pavarësia e Kosovës, askush nuk dha dorëheqje. A është e drejtë për Milloshin Nuk është, por kjo është jeta, kjo është politika. Lëvizja e tij do të hyjë në analet e atyre që janë përgjegjës, ai tregoi se detyra e tij nuk është më e rëndësishme për të sesa parimet. Të gjithë dashamirët e kuptuan se mbrëmë u bë mirë. “Ne i kemi përmbushur absolutisht të gjitha, deri te dëshira e fundit”, tha Vuçiq.
https://kosovapress.com/protestat-ne-serbi-jep-doreheqje-kryeministri-serb