Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Merita Makolli ma marrë mbështetje nga banorët e Krajkovës së Drenicës.
Sipas saj, ata janë forcë dhe meritojnë jetë shumë më të mirë.
“Këta njerëz të mrekullueshëm, që japin aq ngrohtësi, forcë e kurajo, meritojnë jetë shumë më të mirë. Ne u’a kemi borxh. Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe dëshmorët e kombit. Liri për çlirimtarët”, shkroi Makolli në Facebook.
Makolli mban numrin 84 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Artikull i sponsorizuar