Enver Hoxhaj: Përkrahja e qytetarëve në Klinë dhe Mleqan të Malishevës sot, dëshmon unitetin për një Kosovë më të mirë

Enver Hoxhaj: Përkrahja e qytetarëve në Klinë dhe Mleqan të Malishevës sot, dëshmon unitetin për një Kosovë më të mirë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sonte takime dhe tubime madhështore në Klinë dhe në Mleqan të Malishevës, ku është dëshmuar edhe një herë përkrahja e fuqishme e qytetarëve për vizionin dhe programin e tij për një Kosovë më të mirë.

Në një mesazh të publikuar pas takimeve, Hoxhaj falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe për besimin e dhënë, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për të ardhmen e vendit.


“Në Klinë dhe në Mleqan të Malishevës, edhe sonte u dëshmua përkrahja e madhe dhe e pakusht që qytetarët po i japin vizionit dhe programit tonë për një Kosovë më të mirë. Përpara, së bashku për fitore”, deklaroi Hoxhaj.

Tubimet në këto dy lokalitete janë pjesë e agjendës së tij intensive elektorale, me synimin për të forcuar përkrahjen në gjithë vendin për Partinë Demokratike të Kosovës.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video