Hamza premton funksionalizimin dhe elektrifikimin e rrjetit hekurudhor në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka thënë se kështu siç ju gjeta sonte Klinë, me plot entuziazëm, me plot energji për fitoren, “kështu dua të jeni më 9 shkurt dhe gjithmonë”.

Hamza në një tubim elektoral në Klinë, ka premtuar funksionalizimin dhe elektrifikimin e rrjetit hekurudhor në krejt Kosovën.


“Autostradën për Pejë, e cila kalon kah Klina, do ta përfundojmë. Unazën e re që lidh rrugët Klinë – Skenderaj dhe Klinë – Istog do ta ndërtojmë. Edhe linjën hekurudhore Klinë – Prizren do ta bëjmë funksionale dhe do ta elektrifikojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën. Jemi bashkë për Kosovën që mundet ma mire”, shkruan Hamza.

Zgjedhjet parlamentare mbahen më 9 shkurt.

Lexo edhe

Video