Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka marrë mbështetje nga familja Hajzeri në Koliq të Prishtinës.
Reçica mban numrin 17 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Mbrëmë ishim mysafirë në familjen e respektuar Hajzeri në Koliq të Prishtinës. Një mikpritje e ngrohtë me biseda për të ardhmen, për një Kosovë ma të mirë. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e sinqertë”, shkroi Reçica në Facebook.