Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mustaf Abazi ka thënë se si në secilën lagje të Prishtinës e Kosovës, edhe në Kolovicë, kanë parë kryengritjen e madhe, ringritjen e rikthimin e LDK-së.
Abazi i cili në listnë e LDK-së, mban numrin 76, ka shkruar se rruga e re po zë vend te secili qytetar dhe ajo po pritet me padurim.
“9 shkurti duket larg, për festën e madhe. Bëhu ndryshimi”, ka shkruar ai.
Përndryshe, Abazi ka vizituar sot mikun e tij, Arben Arifi, në kompaninë e tij ,,ERC TRADE“, ku ka thënë se është impresionuar nga puna e shkëlqyer që po bëjnë.
“Suksese të mëtejshme”, ka shkruar ai.