Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut sonte në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në Çubrel të Skenderajt.
Në këtë aksident, i cili ka ndodhur rreth orës 18:40, kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej tyre e policisë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën tre persona civilë, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë.
Një i vdekur e disa të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Pejë • KosovaPress
Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.
Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent pritet të dalin në vendin e ngjarjes, ka njoftuar Policia e Kosovës.