Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis do të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos në Tiranë.
Top Channel raporton se kreu i qeverisë greke do të mbërrijë të enjten në Shqipëri.
Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare kryepeshkopi Anastas Janullatos • KosovaPress
Pritja e trupit të kryepeshkopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, më 28 janar në orën 16:00. Homazhet do të mbahen brenda tempullit gjatë asaj pasditeje dhe të mërkurën. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.
Janullatos ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 95-vjeçare në një spital në Athinë. Ai u zgjodh kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga Patriku i Kostandinopojës në janar 1991.