Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj ka marrë pjes ënë tubimet e mbajtura në Saradrani dhe Trubuhoci, ku ka thënë se këto vende të partiotëve, traditës e kulturës nuk mund të jenë ndryshe përveç ashtu siç ishin mbrëmë të stërmbushura në mbështetje të LDK-së.
Ai në një postim në Facebook, ka falënderuar nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme Saradran dhe Trubuhoc.
“Saradrani dhe Trubuhoci si vend i patriotëve, i traditës dhe kulturës, nuk mund të jetë ndryshe, përveç ashtu siç ishte mbarmë i stërmbushur me njerëz të mirë të këtij vendi, që kishin dalur për ta mbështetur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kryeministrin Lumir Abdixhiku. Falemnderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme Saradran dhe Trubuhoc! Rrugën e bëjmë bashkë. Voto LDK 124. Voto Lumir Abdixhiku 1, Voto Shkëmb Manaj 29”, ka shkraur ai.