Themeluesi i Këshillit Atlantik të Kosovës, Sabedin Sinani tha se vota për kandidatin për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, është votë për një intelektual dhe politikan me integritet të plotë dhe vizion të qartë për të ardhmen.
“Gjilani, Kamenica, Vitia dhe Anamorava në përgjithësi i kanë borgj këtij njeriu, sepse asnjëherë nuk është votuar në masë çfarë do të duhej, dhe sa e meriton. Prandaj tani është koha që t’ia kthej këtë borgj, dhe ta kemi përfaqësues të dinjitetshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Sinani.
Ai tha se historia e Ahmet Isufit është histori përkushtimi ndaj vendit.
“Që në moshën 17-vjeçare u bë pjesë e organizimeve për çlirim. Burgosja 6 vjeçare nga viti 1983, kur u vu nën pranga nga regjimi jugosllav, vetëm sa e forcoi vendosmërinë e tij. Në kohërat më të vështira, kur cenohej qenia biologjike e popullit shqiptar në Kosovë, Ahmeti me shokë, themeloi celulat e para të UÇK-së në Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë, dhe më pas me trimëri udhëheq Zonën Operative të Karadakut, deri në fitoren përfundimtare”, shkroi ai.
Ai kujtoi edhe periudhën e çlirimit ku Isufi kontribuoi në ndërtimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës.
“Bashkë me Ramush Haradinajn e atdhetarë të tjerë, themeloi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, më pas duke shërbyer si Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në dy mandate, deri në ditën kur Haradinaj do të paraqitej para Gjykatës në Hagë. Si nënkryetar i AAK-së dhe deputet në tri legjislatura, Ahmet Isufi ka drejtuar me kompetencë Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së. Udhëheqja e Grupit Parlamentar të AAK-së ka dëshmuar për aftësitë e tij në organizim dhe politikëbërje”, tha ai.
Sinani tha se te Isufi kanë gjetur përherë përkrahje edhe organizatat rinore.
Artikull i sponsorizuar