Protesta e studentëve në Serbi vazhdon edhe sot

Protesta e studentëve në Serbi vazhdon edhe sot

Studentët vazhdojnë bllokadat e tyre edhe sot. Në orën 11:52, ata bënë nderimet e tyre në rrugët e gjithë Serbisë për viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Mëngjesin e sotëm policia ua ka bllokuar rrugën fermerëve në Rumenca të cilët tentuan të arrijnë në qendrën universitare në Novi Sad.

Fermerëve iu bashkuan studentë, qytetarë dhe opozita. Pas disa kohësh, xhandarmëria u tërhoq nga ura e Rumenicës dhe u dëbua me duartrokitje, raporton A1.


“Ne premtuam se do t’i mbrojmë studentët dhe se do të ofrojmë siguri për studentët në kryqëzime, do t’u bëjmë një unazë që askush të mos godasë një fëmijë të vetëm në Serbi me veturë,” Goran Filipoviq nga Kisaçi. i tha N1. Ai tha se përballë kampusit janë gjithsej 17 traktorë, por ka mundësi që të jenë edhe 30.

Ndërkohë, qytetarët anembanë Serbisë kanë bërë nderimin e tyre në rrugë për viktimat e tragjedisë në Novi Sad.

Studentët për më shumë se dy muaj bllokojnë fakultetet, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor.

Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024. Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet. 

Lexo edhe

Video