Një i mitur është arrestuar dje në sheshin “Adem Jashari”, Skenderaj, pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur.
Sipas Policisë, gjatë përleshje është përdorë edhe një mjet i mprehtë-thikë, lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe dy viktimat dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.