Vrasje e rëndë në tentativë, arrestohet një i mitur në Skenderaj

Vrasje e rëndë në tentativë, arrestohet një i mitur në Skenderaj

Të enjten në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj, është arrestuar një person i dyshuar i mitur pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me dy viktimat e mitur.


Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës duke thënë se gjatë përleshjes është përdorë edhe një mjet i mprehtë-thikë.

“Lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe dy viktimat dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video