Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përsëritur kërkesën e saj për një debat publik ndërmjet kandidatit të tyre për kryeministër, Lumir Abdixhikut, dhe kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit.
Zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa, në një konferencë për media ka kërkuar nga gazetarët dhe qytetarët që të pyesin Albin Kurtin, “përse nuk pranon një debat të tillë, për të folur për një temë të vetme, për të ardhmen e Kosovës.
“I bëj thirrje të gjitha mediave, dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, që t’i bëjnë një pyetje Albin Kurtit, pse nuk ju përgjigjët thirrjes së Lumirit për një debat publikë. Në çfarëdo vendi, në çfarëdo kohe, debat live, vetëm për rreth një teme, të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 9 shkurt.