Real Madrid shkatërron Salzburg, PSG shënon katër gola ndaj Cityt

Real Madrid shkatërron Salzburg, PSG shënon katër gola ndaj Cityt

Nëntë ndeshje janë luajtur sonte në xhiron e shtatë të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi ka shënuar fitore bindëse ndaj Salzburgut (5:1), ndërsa Milan ka festuar ndaj Gironas (1:0), Interi ndaj Spartës (1:0), dhe PSG me një përmbysje të madhe ndaj Manchester Cityt (4:2).

Feyenoord çuditërisht mposhti Bayernin 3:0 dhe Celtic arriti të mposhtë 1:0 Young Boys në minutat e fundit.

Real Madridi fitoi bindshëm me golat e shënuar nga Rodrygo (23’, 34’), Vinicius (55’, 77’) dhe Kyluan Mbappe (48’). Mysafirët golin e vetëm e shënuan përmes Bidstrup pesë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Mbrëmja u shënua edhe nga ndeshja mes PSG-së dhe Manchester Cityt, në të cilën mysafirët kaluan 2:0 përmes Jack Grealish dhe Erling Haaland.

Pas kësaj, Ousmane Dembele shënoi një gol të shpejtë për të zvogëluar epërsinë, dhe në fund të lojës, Bradley Barcola, Joao Neves dhe Goncalo Ramos kishin orkestruar një kthesë të plotë.

City tani është i 25-ti në tabelë, kështu që ata duhet të fitojnë përballjen me Club Brugge për të vazhduar të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Rezultatet:


Leipzig – Sporting 2:1 (Sheshko 19′, Poulsen 78′ / Gyokeres 75′)

Shakhtar – Brest 2:0 (Kevin 18′, Sudakov 37′-penallti)

Arsenal – Dinamo Zagreb 3:0 (Rajs 2′, Havertz 66′, Odegaard 90+3′)

Celtic – Young Boys 1:0 (Benito 86′-ag)

Feyenoord – Bayern 3:0 (Gimenez 21′, 45+9′-11m, Ueda 89′)

Milan – Girona 1:0 (Leao 37′)

PSG – Manchester City 4:2 (Dembele 56′, Barcola 60′, Neves 78′, Ramos 90+3′ / Grealish 50′, Haaland 53′)

Sparta Pragë – Inter 0:1 (Martinez 12′)

Lexo edhe

Video