Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Alban Zogaj shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe përkrahjen e jashtëzakonshme që mori gjatë një takimi me qytetarët e Vushtrrisë.
Zogaj theksoi energjinë pozitive që ndjeu gjatë mbrëmjes së kaluar, duke pohuar se qytetarët janë të gatshëm për ndryshim dhe zhvillim.
“Ndjeva energjinë e jashtëzakonshme të qytetarëve të Vushtrrisë që janë të gatshëm për ndryshim. Faleminderit për mikpritjen dhe përkrahjen tuaj të pakursyer. Së bashku do të ecim drejt realizimit të vizionit tonë për një të ardhme më të ndritur për Kosovën,” shkroi Zogaj në Facebook.
Ai shtoi se ky takim ishte një dëshmi e forcës dhe unitetit të qytetarëve, të cilët janë të vendosur të bëjnë ndryshimin që do të çojë në një të ardhme më të mirë.