Beteja e programeve ekonomike, sa real është zbatimi i tyre?

Zgjidhja konkrete për problemet me energjinë elektrike, qasja në financa dhe programet për ide inovative po konsiderohen të jenë çështje të rëndësishme, por të lëna jashtë plan-programeve të subjekteve politike në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ekspertë të ekonomisë thonë se partitë opozitare kanë ofruar zgjidhje interesante në fushën e ekonomisë, porse sipas tyre kjo nuk është e mjaftueshme. Derisa, për partinë që aktualisht është në pushtet u shprehën se nuk kanë ofruar planprogram të shkuar, që të mund të analizohet.

Njohës i fushës së ekonomisë, Ismet Mulaj në një prononcim për KosovaPress thotë se zgjidhja e problemit për mungesën e energjisë elektrike është një nga sfidat kryesore, por që sipas tij nuk po i jepet vëmendja e duhur.

“Ende partitë politike nuk po ofrojnë një zgjidhje konkrete për energjinë elektrike që është një nga problemet kryesore pothuajse…Edhe PDK edhe LDK po ofrojnë disa zgjidhje interesante në fushë e ekonomisë. Por, ende nuk është e mjaftueshme. Ndoshta, edhe programet janë më shumë programe zgjedhore dhe si të tilla diskutohen në grupe të caktuara ekspertësh, jo shumë me grupe të interesit”, thotë ai.  

Mulaj potencoi se duhet gjetur zgjidhje të duhur dhe të shpejtë sa i përket gjenerimit të energjisë elektrike.


Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë se është e rëndësishme që premtimet e dhëna në fushën e ekonomisë nga subjektet politike të implementohen.

Përveç kësaj, Rafuna tha se ka mundësi që të bëhet më shumë, derisa u shpreh se kërkesë mbetet që të ketë edhe më shumë masa për të ndihmuar bizneset dhe ekonominë e vendit.

Ai potencoi se partitë opozitare se sipas tij, janë më konkrete sa i përket zotimeve në fushën e ekonomisë, duke treguar edhe burimin e mjeteve që do të përdoren. Ndërsa, për partinë në pushtet u shpreh se përveç premtimeve nëpër tubime elektorale, nuk ka parë plan-program që mund të lexohet dhe analizohet.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj ndër të tjera përmendi edhe pasojat e mungesës së qasjes në financa, çështje kjo që sipas tij nuk është prekur nga partitë politike në fushatën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Disa nga subjektet politike gjatë këtyre ditëve të fushatës elektroale kanë premtuar para simpatizantëve të tyre investime kapitale miliardëshe, buxhet 5 miliardësh, mbështetje të sektorit prodhues për nxitje të eksportit, fuqizimi i grave në ekonomi, rritje të pagave e të pensioneve, si dhe rritje të Bruto Prodhimit Vendor. 

Lajm i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video