Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka takuar gratë në Skenderaj ku ka theksuar se barazia gjinore është një kauzë që e përfshin të gjithë shoqërinë.
Ai tha se Kosova duhet të ofrojë mundësi të reja dhe më të mira për vajzat dhe gratë.
“Gratë kanë dëshmuar që janë udhëheqëse të fuqishme, profesioniste të shkëlqyera dhe ndërmarrëse të jashtëzakonshme. Ato meritojnë mbështetje të pakushtëzuar, mundësi të barabarta dhe respekt të sinqertë sepse janë shtylla e shoqërisë tonë”, shkroi Haxhiu në Facebook.