Futbollistët e Manchester Cityt kanë shënuar ndër fitoret më të thella në ndeshjet e fundit kundër Ipswich Town me rezultat 6:0, në kuadër të javës së 22-të të Premier Ligës dhe janë ngjitur në pozitën e katërt të renditjes tabelare, 12 pikë më pak se lideri Liverpool.
Të përzgjedhurit e Pep Guardiola, të cilët sivjet po kalojnë me ngritje-ulje të formës, nisën serinë e golave në “Portmand Road” me Foden në minutën e 27-të, për të vazhduar tre minuta më vonë përmes Kovaçiq pas asistimit të Foden. Ky i fundit realizoi golin e tij të dytë dhe të tretin për ‘qytetarët” në minutën e 42-të pas asistimit të De Bryune.
City vazhdoi furishëm në 20 minutat e pjesës së dytë duke shënuar edhe tre gola të tjerë – Doku në minutën e 49-të, pas asistimit të De Bryune, Haaland shënoi për 5:0 në minutën e 57-të pas asistimit të Doku dhe epilogun 6:0 e vendosi McAtee, pas asistimit të Kovaçiq në minutën e 69-të.
Ipswich kështu pësoi humbjen e 12-të në këtë edicion të garave dhe mbetet në zonën e rrezikshme të tabelës me vetëm 16 pikë në pozitën e 16-të, dy më shumë se Leicester City i parafundit dhe Southampton me gjashtë pikë, skuadër kjo e cila tashmë është përshëndetur pothuajse sigurt nga elita e futbollit anglez.