Njësiti policor gjatë patrullimit kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin.
Ai është ndaluar dje në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, ku në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregull.
Po ashtu, në fshatin Bube të Zubin Potokut, gjatë patrullimit nga autoritetet është ndaluar automjeti me targa “BG’’ në të cilin gjendeshin katër të dyshuar meshkuj serb të cilët dyshohet se me veturën e tyre, kanë kaluar ilegalisht anasjelltas kufirin shtetëror Republika e Kosovës-Serbi.
Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullte hetimore.