Një femër, shtetase e Rusisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar Merdare, pasi që u kishte ofruar 50 euro ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundëson hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, ku me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.