Kosova duhet të udhëhiqet më mirë me çlirimtarë si Nait Hasani

Kosova duhet të udhëhiqet më mirë me çlirimtarë si Nait Hasani

Nait Hasani është një emër që do të mbahet mend përgjithmonë në historinë e Kosovës si një hero i vërtetë, nismëtar dhe njëri ndër komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka treguar guxim dhe sakrificës së jashtëzakonshme, duke marrë një prej detyrave më të vështira, koordinimin dhe komunikimin e UÇK-së në mes të zonave të luftës, ai punoi pa u lodhur në hije, duke i dhënë forcë dhe drejtim lëvizjes çlirimtare ku edhe zë vend shprehja: “Naiti i njeh të gjithë – Naitin s’e njeh asnjë”, pasi ai ka qenë i njohur me emrin Kujtim dhe disa e kanë thirrur Qorri (për shkak të syzave) ). Naiti këtë detyrë e ka çuar deri në fund guximshëm.

Gjithashtu, ai ka pasur guxim të qëndrojë i palëkundur edhe në ditët më të errëta, duke u burgosur si një hero i pa diskutueshëm, duke përjetuar mizoritë e masakrës në Dubravë.


Naiti, si në luftë, si në burg dhe si në liri, ka qenë simbol i qëndresës dhe shpresës për një popull që kërkonte liri dhe drejtësi. Vlerat që Nait Hasani ka mbrojtur gjatë luftës – dashuria për atdheun, ndershmëria, guximi dhe besnikëria ndaj kauzës- janë të papërshkrueshme dhe i kanë dhënë forcë çdo nisme për të çuar përpara idealet e UÇK-së. Kosova duhet të udhëhiqet më mirë me çlirimtarë si Nait Hasani.

Kosova mundet #MaMirë

Nait Hasani#42

Lexo edhe

Video