Manchester United deklason Everton

Manchester United deklason Everton

Futbollistët e Manchester United shënuan fitore të thellë në terrenin vendës ndaj Everton me rezultatin 4:0, në kuadër të xhiros së 13-të të Premier Ligës.

Rashord nisi serinë e golave për Manchester në minutën e 34-të, për të thelluar epërsinë Zirkzee në minutën 41.


Në fillim të pjesës së dytë Rashford shënoi edhe golin e tij të dytë dhe të tretin për skuadrën, ndërsa Zirkzee shënoi për epilogun 4:0 në minutën e 64-të.

Pas kësaj fitoreje, Manchester United renditet në pozitën e 9-të me 19 pikë, ndërsa Everton mbetet në zonën e rrezikshme (15), me 11 pikë.

Lexo edhe

Video