Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly, në margjinat e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.
Në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, mbështetjen kanadeze për forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë.
Osmani dhe Joly, diskutuan edhe për thellimin e partneritetit strategjik në një sërë fushash të interesit të përbashkët.