Osmani dhe Rutte diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Osmani dhe Rutte diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë.


Rutte mori detyrën e sekretarit të NATO-s më 1 tetor të këtij viti.

Ndërkohë, dje NATO dënon vendimet e liderëve të Federatës Ruse dhe Koresë Veriore për të zgjeruar në mënyrë të rrezikshme agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, duke thënë se thellimi i bashkëpunimit ushtarak Rusi-Kore Veriore ndikon në sigurinë euro-atlantike, me implikime edhe për Indo-Paqësorin.

Lexo edhe

Video