Projeksioni i CNN: Trump fiton në Karolinën e Veriut

Projeksioni i CNN: Trump fiton në Karolinën e Veriut

Ish-presidenti Donald Trump do të fitojë Karolinën e Veriut, sipas projeksioneve të CNN.

Pas kësaj, mbesin gjashtë shtete të tjera të papërcaktuara ku ende nuk është bërë i ditur rezultati.

Bëhët fjalë për Pensilvaninë, Miçiganin, Nevadën, Arizonën, Xhorxhinë dhe Uiskonsinin.


Republikanët e kishin fituar Karolinën e Veriut edhe në zgjedhjet e vitit 2020.

Në një garë të ngushtë për president të Shteteve të Bashkuara janë demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump.

Rezultatet deri më tani janë në përputhje me atë që pritej: Trump ka mbajtur kontrollin e tij në shtetet tradicionalisht republikane, ndërsa Harris ka marrë bastionet e demokratëve.

Për të fituar, kandidatëve për president u duhen 270 nga Kolegji Zgjedhor – apo vota elektorale.

Lexo edhe

Video