Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të fitojë Masaçusets, sipas projeksioneve të CNN.
Në Masaçusets janë në rrezik 11 vota elektorale. Duhen të paktën 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Në vitin 2020 presidenti Joe Biden e fitoi këtë shtet.
Gjithashtu sipas këtyre projeksioneve, Harris do të fitojë në Qarkun e Kolumbisë dhe në Maryland.
Të dy vendet ishin fituar nga demokrati Joe Biden më 2020.
Për të zgjedhur presidentin e ri – në një garë në mes të demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump – miliona amerikanë po votojnë në Shtetet e Bashkuara.
https://kosovapress.com/projeksioni-i-cnn-trump-fiton-virxhinia-perendimore