Ngrihet aktakuzë kundër 16 pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar

Ngrihet aktakuzë kundër 16 pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 16 të pandehurve.


Sipas aktakuzës të pandehurit: I S.K,  I.K,  P.K,  A. D,  D.K,  B.K,  A.S,  V.T,   A.G,  H. Xh,  M. K,  D.K, akuzohen se kanë kryer veprën penale: Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

“Të pandehurit S. K dhe L. B akuzohen për kryerjen e veprës penale: Fajdeja në tentativë, në bashkëkryerje. I pandehuri L.B. akuzohet edhe për kryerjen e veprave penale: Detyrim dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. Gjithashtu, të pandehurit S.K. , E.G. dhe S.G. V. H. dhe L. K. akuzohen se kanë kryer veprën penale:  Shpëlarja e parave. Ndërkaq, i pandehuri B.K. akuzohet se ka kryer edhe veprën penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. Në këtë rast janë konfiskuar:  Pajisje elektronike, para të gatshme dhe para në llogaritë bankare, tokë me sipërfaqe prej 1285 m2 , shtëpi me sipërfaqe prej 306 m2, si dhe 6 banesa”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video