Sot rreth orës 14:55 në Hoçë e Madhe të Rahovecit, një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri.
Njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit dhe emergjenca, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete një grua e moshës rreth 85-vjeç, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb. Ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj.
Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri te vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej.
Shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko-ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rasti “incident zjarri” dhe “hetim i vdekjes”, raporton KosovaPress.