Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së. (Ora 08:00)
Mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, mbahen seanca solemne nga Kuvendet e Komunave të Republikës së Kosovës (Ora 10:00)
Seancë solemne në Kuvendin Komunal të Prishtinës, në të cilën kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, do të ndajë një mirënjohje për familjen Jashari. (Salla e seancave, ora 10:00)
Me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të bëjë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit në Prekaz. (Ora 11:00)
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ju fton ta ndiqni lëshimin e banerit ftues nga ndërtesa Reporting House. Ky baner është në kuadër të aktiviteteve të marshit për 8 mars. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:00)
Mbahet akademia letrare “ORA E LIRISË”, manifestim tradicional i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, me ç’rast jepet çmimi letrar “Adem Demaçi”. (Ora 12:00)
Ceremoninë e Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. (Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)
Seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve B.SH. dhe M.Q. të dyshuar për spiunazh për Agjencisën Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA) . (Ora 13.15)
Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, mbahet turne në Futsall, palestra “Ilaz Kodra” në Skënderaj. (Ora 14:00)
Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, mbahet turne në Volejboll në Skënderaj. (Ora 14:30)