5 vjet nga viktima e parë si pasojë e COVID-19 në Kosovë

5 vjet nga viktima e parë si pasojë e COVID-19 në Kosovë

Sot mbushen pesë vjet kur në Kosovë u regjistrua personi i parë që ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes infektuese koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kishte njoftuar se bëhej fjalë për një pacient 82-vjeçar nga Dumnica e Podujevës, transmeton KosovaPress.

Prania e koronavirusit të ri për herë të parë u konfirmua në fund të dhjetorit  2019 në Kinë dhe më pas u përhap në pjesë të tjera të botës, duke shtyrë Organizatën Botërore të Shëndetësisë të shpallë gjendjen e pandemisë.

Edhe pesë vjet pas shpërthimit të koronavirusit origjina e tij mbetet mister, raporton KosovoaPress.


Dolën dy hipoteza – virusi kaloi nga kafshët te njerëzit në një treg në Wuhan ose rrodhi rastësisht nga një laborator në këtë qytet.

Më 25 janar 2025, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) tha në një deklaratë se virusi ka “më shumë gjasa” të ketë ardhur nga një laborator.

Njoftimi erdhi si një zhurmë për Kinën, e cila ka këmbëngulur prej kohësh se laboratori i Wuhan nuk ishte përgjegjës. Në përgjigje të përcaktimit të ri të CIA-s, qeveria kineze e dyfishoi këtë pozicion.

Lexo edhe

Video