39 parti regjistrohen në zgjedhjet në Shqipëri

39 parti regjistrohen në zgjedhjet në Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 39 parti politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pas regjistrimit të 15 partive ditën e djeshme, në seancën e sotme publike, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi edhe 24 parti të tjera.

Afati për regjistrimin e partive përfundon mesnatën e 25 shkurtit.

Në seancën e sotme pati edhe një debat brenda partisë minoritare greke “Mega”, ku dy kryetarët e pretenduar kërkojnë regjistrimin nga KQZ.

Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen” ka prej kohësh përplasje. Kristo Kiço ka paraqitur kërkesë për ta regjistruar në emër të tij dhe ka sjellë vërtetim nga regjistri gjyqësor që është kryetar.

Kurse Lefter Nika ka sjellë një vendim të shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, se ai është kryetari i ri i partisë, raporton ATSH.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u ka kërkuar një vendim të formës së prerë.

“Sillni vendim të formës së prerë për ndryshimin e kryetarit, ndryshe do regjistroj atë që rezulton në regjistër si kryetar”, tha ai.

Lista e 39 partive politike të regjistruara nga KQZ:

-“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama

-“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha

-“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta

-Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj

-Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani

-“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori

-Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj

-“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka

-“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami

-“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia

-“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi

-“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati

-“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi

-“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri

-“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi


-“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri

-“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule

-Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski

-Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani

-Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj

-Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso

-“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka

-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj

-“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni

-“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa

-“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari

-“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova

-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti

-Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi

-“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu

-“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka

-“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi

-Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu

-Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu

-Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi

-Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi

-Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj

-Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti

-Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda

Lexo edhe

Video