Karabinierët në Romë kanë hapur një operacion të madh, të koordinuar nga Drejtoria Rajonale Anti-Mafia e Romës, ku janë bërë 26 arrestime, raporton ANSA.
Ata akuzohen në nivele të ndryshme për shoqëri kriminale me qëllim trafikimin e drogës, mbajtjen dhe shitjen për qëllim trafiku, mbajtjen dhe mbartjen e armëve të paligjshme dhe plaçkitje.
Është zbuluar një rrjet i rëndësishëm trafikimi droge, përmes të cilit u furnizuan zonat kryesore të shitjes së drogës në kryeqytet me një xhiro prej dhjetëra milionë eurosh në muaj, përcjell KosovaPress.
Sipas hetuesve, grupi drejtohej nga Giuseppe Molisso dhe Leandro Bennato, të dy tashmë në burg për krime të tjera brutale dhe që besohet të jenë historikisht të lidhur me Michele Senese.
Grupi i pajisur me armë lufte dhe madje dhe granata dore, dyshohet se përdorte dhunë ndaj atyre që nuk i përmbaheshin rregullave të diktuara nga liderët.
Karabinierët po kryejnë kërkime dhe sekuestrime parandaluese, me qëllim konfiskimin e pasurive me vlerë rreth 5 milionë euro.