Me rastin e shënimit të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi nga e hëna ka hapur dyert për fëmijët.
Interesimi i nxënësve nga të gjitha grup-moshat për ta parë nga afër institucionin ligjvënës ishte shumë i madh dhe për pesë ditë Kuvendin e vizituan rreth 5 mijë fëmijë.
Drejtori i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, Musli Krasniqi tha për KosovaPress, se çdo vit e më shumë po rriten kërkesat për ta vizituar sallën plenare ku më 17 shkurt 2008 u shpall pavarësia.
Krasniqi tha se rritja e interesimit për të vizituar Kuvendin tregon një forcim të ndjenjës dhe mishërimit të fëmijëve me festën e pavarësisë.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe shtetësinë e saj deri tani e kanë njohur mbi 110 vende të botës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.