164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të mbështeten në 2025

164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të mbështeten në 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në buxhetin 2025.


Sipas Ramës, programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara.

“Punojmë për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video