125 vjet nga lindja e Lasgush Poradecit

125 vjet nga lindja e Lasgush Poradecit

125 vjet më parë u lind njëri ndër pionierët e romantizmit shqiptar poeti Lazar Sotir Gusho – Lasgush Poradeci.

Poradeci u lind më 27 dhjetor 1899 në Pogradec dhe vdiq më 12 nëntor 1987 në Tiranë.


Ai arriti kulmin e krijimtarisë në mesin e viteve ‘30 të shekullit 20-të, duke firmosur poezi nga ato që shkruhen vetëm njëherë.

Poradeci është autor i vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” (1933) dhe “Ylli i zemrës” (1937) Bukuresht.

Janë mbi 25 mijë fletë dokumente dhe objekte nga trashëgimia e tij e pasur e dhuruar nga familja e poetit që ruhen në fondin e Arkivit Qendror të Shtetit mes tyre letërkëmbime, 8562 fletëshkrimi, 3662 fletë gazeta, 14 harta, ftesa, telegrame, kartëmonedha, kartolina e dekorata të qasshme për studiuesit.

Lexo edhe

Video