Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues pren 1 vit e 6 muaj burgim ndaj të pandehurit O. M., shtetas i Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, akuzohet për veprën penale, “Kanosja”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, gjyqtari i çështjes Sulltan Dobraj, e shpalli fajtor për veprën penale dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë 18 muaj, i cili do të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“I pandehuri O. M., është shpallur fajtor se “me datën 26 prill 2024, në objektin e Gjykatës Themelore të Prizrenit – Dega në Dragash, i pandehuri me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e saj, të dëmtuarën – gjyqtaren Nj. B., në atë mënyrë që ditën kritike, derisa ishte duke qëndruar në korridorin e kësaj gjykate fillon të bërtas dhe kërcënoi, veprime të cilat i ka vazhduar në sallën e gjykimit dhe kur e dëmtuara-gjyqtarja e çështjes si pasojë e këtyre sjelljeve, ia tërheq vërejtjen të pandehurit , i njëjti i drejtohet me fjalë kanosëse “ a je ti në mend, a je tu e ditë çka je tu fol, je tu shti me u vra dy familje” dhe në momentin kur gjyqtarja merr vendim që i njëjti të largohet nga salla e gjykimit, i pandehuri i drejtohet me fjalët kanosëse, “ unë me ty kam me u marr vesh privatisht”, me çka tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj”, thuhet në njoftim.
Në fund thuhet se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese.