​Vdes në Kosovë gazetarja ukrainase, Olga Pridako

​Vdes në Kosovë gazetarja ukrainase, Olga Pridako

Sot në Prishtinë ka ndërruar jetë gazetarja nga Ukraina, Olga Pridako.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se Pridako ka qenë duke jetuar me djalin e saj në Prishtinë prej më shumë se dy vitesh.


“Me dhimbje të thellë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton vdekjen e gazetares ukrainase, Olga Priadko, në moshën 51 vjeçare. Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se 2 vjet me djalin e saj, Yaroslavin. AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Qëndrimi i saj në Kosovë mundësohej nga programi “Gazetarët në Rezidencë- Kosova”.

“Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të”, thuhet në fund të njoftimit.

Lexo edhe

Video