​Tifozët e Juventusit kërkojnë largimin e Mottas

​Tifozët e Juventusit kërkojnë largimin e Mottas

Tifozët e Juventusit jo vetëm që e kritikuan skuadrën pas humbjes 2-0 ndaj Benfica-s mbrëmë, por duket se e kanë humbur durimin me trajnerin e tyre si dhe hashtag-u #MottaOut tani është në trend në platformën X në Itali.

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta është nën presion pasi humbi dy ndeshje radhazi kundër Napolit në Serie A dhe Benfica-s në Ligën e Kampionëve.

Tifozët në “Allianz Stadium” e shanë ekipin gjatë pushimit të pjesës së parë dhe pas fishkëllimës së fundit dje, dhe Motta po përballet gjithashtu me pasojat e zemërimit të tyre.


Siç raportohet nga “Gazzetta”, hashtag #Mottaout tani është në trend në X, dikur Tëitter, për herë të parë që kur u emërua si trajner i Juventusit verën e kaluar, përcjellë KosovaPress.

“Bianconerët” ishin të pamposhtur në Serie A deri javën e kaluar, por kishin marrë 13 barazime në 21 ndeshje dhe Napoli u dha atyre humbjen e parë në ligë të dielën.

Juventusi ka humbur tani katër ndeshje në të gjitha garat këtë sezon: dy në Champions League, një në Serie A dhe një në Superkupën e Italisë.

Ata janë në vendin e 5-të në tabelën e Serie A, dy pikë më pak se Lazio i vendit të katërt.

Lexo edhe

Video