​Theo i destinuar të largohet nga Milani

​Theo i destinuar të largohet nga Milani

Ylli i Francës, Theo Hernandez është i destinuar të largohet nga Milani në verë pasi klubi kishte pranuar një ofertë prej 50 milionë euro nga Como në janar, ndërkohë që bisedimet për kontratën po ngecin.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Milan dhe Theo Hernandez janë të destinuar të ndajnë shoqërinë gjatë verës. Kontrata e mbrojtësit francez skadon në qershor 2026 dhe bisedimet për një marrëveshje të re po ngecin, përcjellë KosovaPress.


“Gazzetta” raporton se Milani nuk është i gatshëm të përmbushë kërkesat e mbrojtësit për shkak të paraqitjeve të tij të dobëta këtë sezon, duke përfshirë humbjen e fundit 1-0 kundër Feyenoordit në Ligën e Kampionëve.

Mediumi në fjalë shton se kuqezinjtë kishin pranuar një ofertë prej 50 milionë eurosh nga Como për Theon në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se 27-vjeçari nuk është më i paprekshëm.

Që kur iu bashkua Milanit në vitin 2019, Hernandez ka luajtur 245 ndeshje, duke shënuar 33 gola dhe duke dhënë 44 asistime.

Lexo edhe

Video