Dy ndeshje janë zhvilluar sot në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll ku nuk ka munguar spektakli dhe numri i madh i golave të shënuar.
Në Klinë u zhvilluar ndeshja ndërmjte Dukagjinit dhe Suharekës e cila përfundoi me rezultat 2-2. Për Dukagjinin shënuan Mimari dhe Berisha, kurse për Suharekën Zeka dhe Fetahaj, raporton KosovaPress.
Me barazim 2-2 ka përfunduar edhe dueli ndërmjet Llapit dhe Feronikelit. Mysafirët krijuan epërsi të dyfishtë përmes Karaguinis dhe Hysenit, por skuadra e Tahir Batatinës reagoi duke barazuar përmes golave të Tahirit dhe Blakqorit.