​Shpërthimi në Zubin Potok, mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë

​Shpërthimi në Zubin Potok, mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike Ibër – Lepenci, Faruk Mujka ka bërë të ditur se pas një pune intensive dhe në kushte të vështira atmosferike është bërë i mundshëm furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ku të premten rreth orës 19:00 kishte ndodhur shpërthimi i fuqishëm, i cili dyshohet se është organizuar nga Beogradi.

Mujka i cili ka ndarë në Facebook pamje nga terreni, ka shkruar se së shpejti pritet të bëhet zgjidhje edhe për furnizimin me ujë të pijshëm.

“Pas një nate plot ankth e stres, me gëzimin më të madh ju lajmëroj se pas një pune të palodhshme të gjithë akterëve relevant në kushte atmosferike tejet të rënduara, me në krye ndërmarrjen FAMIS CO, punëtorët e Ibër Lepencit dhe Policinë e Kosovës, në një afat rekord u vendosën 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar me të cilat u mundësua furnizimi i papenguar i KEK ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit. Besojmë se shumë shpejt do të bëjmë zgjidhje edhe për furnizim me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e tij në Facebook.

Kësisoj, Mujka tha se, u dëshmua  organizimi i shpejtë dhe koordinimi perfekt.

https://kosovapress.com/15-kilograme-eksploziv-svecla-jep-detaje-nga-sulmi-terrorist

E pas sulmit në kanalin që furnizon KEK-un me ujë, kanë reaguar autoritetet vendore e ambasadorët e QUINT-it.

https://kosovapress.com/hovenier-denon-sulmin-ne-zubin-potok-shba-qendron-prane-kosoves


Përvecse e dënuan sulmin, ambasadorët shprehën mbështetjen e vendeve të tyre për Kosovën dhe kërkuan që autorët e sulmit të dalin sa më shpejt para drejtësisë.

https://kosovapress.com/orav-incidenti-duhet-te-hetohet-pergjegjesit-te-sillen-para-drejtesise

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thirri konferencë urgjente, e më pas u takua me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm u mblodh edhe Këshilli i Sigurisë.

Sulmi në Banjskë u cilësua akt terrorist, i orkestruar nga Serbia.

https://kosovapress.com/kurti-sulmi-eshte-kriminal-dhe-vjen-nga-bandat-e-orkestruara-nga-serbia

Lexo edhe

Video