​Rritet fitimi i bankave komerciale, kaq milionë euro është profiti neto

​Rritet fitimi i bankave komerciale, kaq milionë euro është profiti neto

Bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë me i rritur fitimet e tyre vit pas viti. Ky sektor financiar në vend, ka arritur të ketë profit të lartë gjatë vitit 2024.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK) për vitin 2024, nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera ndaj qytetarëve dhe bizneseve, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 182.1 milionë euro ose rreth 27 milionë euro më shumë se në vitin 2023. Në vitin 2023 profiti i bankave ishte 155 milionë euro, raporton KosovaPress.


Norma e interesit për muajin për vitit 2024 ishin deri 6 për qind. Sipas BQK-së vlera e kredive për ekonomitë familjare, biznese dhe korporata tjera financiare arrin 5 miliradë e 813.4 milionë euro.

Ndërsa, fitimi i pastër i institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare në Kosovë në vitin 2024  ka arrit 20.3 milionë euro, gjithë kjo për shkak të normave të larta të interesit në kredi që japin për klientët.

Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për sistemin financiar të Kosovës, norma mesatare e interesit në kredi dhe lizingje nga institucionet mikrofinanciare dhe financoare jobankare është 18.7 për qind, raporton KosovaPress.

Lexo edhe

Video