​“PowerToHR 3”, një samit ndryshe me tri skena, 40 folës dhe një përvojë të personalizuar

​“PowerToHR 3”, një samit ndryshe me tri skena, 40 folës dhe një përvojë të personalizuar

Një samit ku njerëzit zgjedhin çka duan të dëgjojnë. Çka është koncepti i ri i “PowerToHR 3?

Me tri skena paralele, 40 folës, tri hapësira rrjetëzimi e një aplikacion në të cilin ju do të navigoni drejt njohurive për Njerëzit, Teknologjinë dhe Marketingun, “PowerToHR 3” po vjen me shumë risi më 3 prill në AMC Hall.  Si në asnjë event tjetër, këto fusha do të sinkronizohen në një duke u thelluar në informacionet e rrëfimet më praktike të folësve vendorë, rajonal dhe ndërkombëtarë. Pse këtë mundësi nuk duhet ta lëshoni, lexoni artikullin!

“PowerToHR” organizohet për të tretin vit nga platforma #1 e punësimit në Kosovë, KosovaJob. Me zona të dedikuara për sesione inspiruese, rrjetëzim , ushqim, pije, hapësira pune e argëtim, të pranishmit do të mund ta organizojnë ditën vetë me vetëm një klikim në aplikacionin e këtij samiti. Themelusi i këtij samiti, Arion Rizaj ka thënë se ideja për transformimin e këtij edicioni ka lindur nga reagimet e viteve të mëhershme të pjesëmarrësve në mënyrë që të jetë një edicion që i plotëson nevojat e të gjithëve.

“Sivjet kemi vendosur ta bëjmë një ndryshim por përsëri fokusi do të jetë në HR. Mendoj që viteve paraprake mënyra se si e kemi organizu ka qenë më shumë një konferencë se sa një samit. Me një konferencë çfarë nënkupton se njerëzit janë ulur dhe kanë dëgjuar se çfarë ju kemi servuar. Shumica e vendeve në Evropë e organizojnë në mënyrë të tillë, mirëpo si ndërmarrës kurrë nuk je i kënaqur dhe gjithmonë kërkon të bësh diçka më mirë”, ka treguar Arioni.

Pse “PowerToHR” po vjen me tri skena dhe u zgjerua në fusha?

“PowerToHR 1” dhe “PowerToHR 2” kanë qenë histori suksesi ky në dy edicionet afro 400 pjesëmarrës kanë pasur mundësi të mësojnë nga folës me renome ndërkombëtare dhe kanë mësuar për trendet e fundit dhe ka qenë një vendtakim i rrjetëzimit. Arioni ka treguar tutje se pse është vendosur që të zgjerohet edhe në tri fusha të tjera dhe pse këto fusha janë më të rëndësishmet për një kompani.

“Pas secilit “PowerToHR” i kemi pyet njerëzit se ‘Çka ju ka pëlqy, çka s’ju ka pëlqy’, atë ‘feedback’ e kemi marr dhe e kemi analizu se qysh mundet “PowerToHR 3” me pas një impakt shumë ma të madh. Kështu që kemi vendosur që “PowerToHR 3” t’i ketë tri skena kryesore, tri skena që kanë me targetu fusha të ndryshme, e para është “People Summit” që ka të bëj me njerëzit, HR-i ka të bëj me njerëzit, e dyta është pjesa e marketingut, kur po them për pjesën e marketingut nuk po them qysh me dizajnu një logo po ka të bëj me pjesën e ‘employer branding’, qysh strategjitë e marketingut munden ty me të sjell ma shumë kandidatë ose më pak kandidatë, ose më shumë klientë. Dhe pjesa e tretë është pjesa e teknologjisë. Ku të shkosh më larg se pjesa e AI. A ka ndiku AI në HR? A e ka ndryshu mënyrën qysh po punojmë? A na ka bërë më efikas apo më pasivë? A na rrezikon a nuk na rrezikon? Kjo është pjesa e teknologjisë që ka të bëj me “PowerToHR””, ka shpjeguar tutje ai.

Një samit ku pjesëmarrësit zgjedhin çka duan të dëgjojnë. Çka është koncepti i ri i “PowerToHR 3?

Për këtë samit do të zhvillohet edhe aplikacioni që do të shërbejë si biletë dhe mundësi për të aranzhuar gjithë ditën me një klikim qoftë për folësit që duan t’i dëgjojnë për kohën kur duan të rrjetëzohen, ushqehen apo të punojnë. Sesionet frymëzuese do të jenë histori autentike dhe do të përbehen nga folës ndërkombëtarë, rajonal e lokal që do të organizohet si panele diskutimi, diskutimi një me një dhe si fjalime.


“Çka është me rëndësi është se dy javë para “PowerToHR-it”, bileta do të jetë aplikacioni që ne e kemi zhvillu, aplikacioni përveç që ka me shërby si biletë, është një aplikacion interaktiv që mundesh me i pa komplet temat që kanë me u zhvillu, kush ka me fol, prej orës sa, në cilën skenë dhe ke me pas mundësi t’i futesh në kalendar që psh me thonë prej orës 09:00 deri në orën 09:20 dua ta dëgjoj këtë, prej 10:00 kjo temë për “Employer Branding’ koka interesant apo ndonjë temë për rekrutim apo AI. Dmth e krijon ti kalendarin me temat që ty të interesojnë”, ka thënë tutje Arioni.

Të gjithë folësit do t’i kenë 20 deri në 25 minuta në dispozicion për të shtjelluar temën e tyre në mënyrë që gjithçka të jetë më interaktive, më e kompletuar dhe t’ua kursejë kohën.

“Dikush më tha qysh bre 25 minuta ‘çka don me thonë me 25 minuta’. Kur kemi qenë në Lisbonë në Web Summit, presidenti i Microsoftit i ka pas 20 minuta. Kur presidenti i Microsoftit mundet për 20 minuta me bo një ‘keynote speak’, pse nuk mundet dikush tjetër. Shumë ka rendësi me i përmbledhë senet dhe ma shumë tendenca e keynotave me qenë inspirues/frymëzues se sa me thonë ‘u ula dy orë nejta dha nuk mora vesh kurgjo’.  Kështu që do të jenë të shpejta dhe e jep mundësinë të qëndroni dhe në këmbë ose mandej të vazhdoni në diçka tjetër”, ka treguar tutje ai.

Qysh ke me thy akullin e takimeve të reja në “PowerToHR” nëpërmjet aplikacionit?

Pjesë e “PowerToHR” do të jenë edhe masterklasat që do të përfshijnë emra të njohur të këtyre tri fushave që do të ndajnë mësime praktike për t’i avancuar njohuritë tona. Tri zona për rrjetëzim, zona B2B për të takuar partner të rinj dhe bashkëpunime strategjike, mundësi të argëtimit me Hyperactive, mundësi për të punuar e gjithçka tjetër vijnë në këtë edicion për t’ua mundësuar krijimin e një rrethi shoqëror e profesional që e ngrit karrierën në një nivel tjetër.

“Aplikacioni të jep mundësinë të hysh dhe ta shohësh  listën e komplet njerëzve që janë në “PowerToHR” atë ditë. Mi pa njerëzit edhe me i filtru në bazë të interesave psh po më interesojnë njerëzit që janë të fokusuar në AI ose njerëz që janë të fokusuar në rekrutim, ose njerëz në kompanitë e rekrutimit që kanë ardhë. Mundesh me u fut me e zgjedhë kompaninë, e sheh kush janë prej asaj kompanie dhe e kontakton që me u taku në njërën prej zonave të rrjetëzimit”, ka shpjeguar tutje themeluesi i “PowerToHR” dhe KosovaJob, Arion Rizaj.

Ku dallon bileta e rregullt dhe bileta VIP?

Sivjet në “PowerToHR” do të jenë në dispozicion dy bileta, bileta e rregullt dhe ajo VIP. Arioni na ka shpjeguar për dallimin e këtyre dy llojeve të biletave.

“Sivjet po i ofrojmë dy bileta: bileta e rregullt dhe VIP Bileta. Dallimi mes kësaj është se VIP bileta ju jep qasje të shkoni në një mbrëmje që organizohet para “PowerToHR3” dhe ju jep mundësinë të takoheni me njerëz që e kanë blerë këtë biletë dhe me folësit kryesorë. Është një event më i mbyllur që e ka një qëllim që njerëzit të rrjetëzohen që e kanë synim të rrjetëzohen në një nivel pak më të theksuar”, ka treguar Aioni.

Më 3 prill, nuk ka asgjë më të rëndësishme për njerëzit e teknologjisë, burimeve njerëzore dhe marketingut se ta kaloni ditën në AMC Hall, aty ku janë të gjithë kolegët tuaj më të mirë dhe profesionistët që i udhëheqin këto industri me pasion në vend, rajon e botë.

Lexo edhe

Video