​Politikanë zviceranë interesohen për situatën e sigurisë në Mitrovicë

​Politikanë zviceranë interesohen për situatën e sigurisë në Mitrovicë

Një grup politikanësh  nga Zvicra kanë qëndruar të enjten në qytetin e Mitrovicës.

Burime të KosovaPress-it brenda KFOR-it kanë bërë të ditur se ata kanë vizituar veriun dhe jugun e këtij qyteti, për t’u njohur nga afër me gjendjen e përgjithshme, duke përfshirë situatën e sigurisë dhe marrëdhëniet ndëretnike mes komuniteteve këtu.


Ndonëse nuk dihet saktë nga cila parti janë këta politikanë, supozohet se ata vijnë nga Partia Zvicerane e Popullit (UDC/SVP).

Gjatë vizitës së tyre politikanët janë shoqëruar nga eprorë të KFOR-it zviceran, ndonëse është vërejtur numër i shtuar i pjesëtarëve dhe automjeteve të KFOR-it italian, çekë dhe britanikë mbi Urën e Ibrit.

Lexo edhe

Video