​Përfaqësimi i parë i Kosovës me flamurin shtetëror në garat ndërkombëtare

​Përfaqësimi i parë i Kosovës me flamurin shtetëror në garat ndërkombëtare

Kosova u përfaqësua për herë të parë me flamurin e saj shtetëror në një garë zyrtare ndërkombëtare në Kampionatin Botëror të ekipeve të Pingpongut në Kinë nga 24 shkurti deri më 2 mars 2008.


Në këtë kampionat, Kosova u përfaqësua nga Besart Domaniku, Betim Sejdiu e Jeton Beqiri në garën e meshkujve dhe Besire Domaniku, Arjeta Terstena e Blera Abazi në atë të femrave.

Para nisjes, ekipi kosovar u prit nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, nga i cili mori flamurin shtetëror të Kosovës, i cili është renditur në mesin e flamujve të 150 shteteve pjesëmarrëse në Botërorin e Pingpongut në Kinë.

Lexo edhe

Video