Kandidati për deputet i Partisë, Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli ka marrë pjesë në tubimin e PDK-së në Pejë, ku ka thënë se qindra mbështetës u mblodhën për të përkrahur vizionin politik dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
Ismajli i cili në listën e PDK-së, mban numrin 48, ka shkruar në Facebook se me potencialin e jashtëzakonshëm të Pejës për zhvillimin e turizmit malor, ne besojnë fuqishëm se me qeverisjen e tyre, ky qytet do të shkëlqejë si një perlë e turizmit në rajon.