Milani vjen në çerekfinale të Kupës së Italisë duke kërkuar të shkundë shijen e hidhur të pësimit ndaj rivalëve Inter një barazim të vonshëm 1-1 të dielën. Tani janë vetëm dy fitore në pesë ndeshje në të gjitha garat për skuadrën e Sergio Conceicaos dhe përballja me Romën do të jetë jashëtzakonisht e rëndësishme.
Nga ana tjetër, Roma shënoi vonë të dielën për të shpëtuar një barazim 1-1 në shtëpi kundër liderëve të Serie A, Napolit, duke e zgjatur formën e tyre mbresëlënëse në vetëm një humbje në dhjetë ndeshje në të gjitha garat (6, barazimet) që do të thotë se djemtë e Claudio Ranierit pothuajse me siguri do të shkojnë në këtë garë si skuadra më e sigurt nga të dyja.
Roma ka pasur gjithashtu një pritje të gjatë për suksesin e Kupës së Italisë, duke e ngritur për herë të fundit trofeun në vitin 2008, përcjellë KosovaPress.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00 në “Dan Siro” dhe këto janë formacionet e mundshme:
Milan (4-2-3-1): Maignan; Walker, Tomori, Pavlovic, Theo; Fofana, Musah; Pulisic, Reijnders, Leao; Abraham
Roma: Svilar; Rensch, Hummels, Ndicka; Saelemaekers, Kone, Paredes, Pellegrini, Angelino; Dybala, Dovbyk