​Kroacia do të bëhet me president të ri më 12 janar

​Kroacia do të bëhet me president të ri më 12 janar

Zoran Milanoviq dhe Dragan Primorac hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci më 12 janar.

Sot është mbajtur raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dhe presidenti aktual Zoran Milanoviq fitoi, por i munguan pak vota për të mos pasur një raund të dytë.


Nga 99.67 për qind të votave të numëruara, kandidati i SPD-së Zoran Milanoviq ka fituar 49.11 për qind ose 793 mijë e 808 vota, teksa kandidati i HDZ-së Dragan Primorac 19.37 për qind ose 313.124.

Në garë ishin tetë kandidatë, por gjashtë prej tyre morën nën 10 për qind të votave.

Lexo edhe

Video